TEL: +389 70 226655   TEL: +389 2 3222880   FAX: +389 2 3113663   eMail: contact@bp.gov.mk

Ligjet

Ligjet

Mbrojtja e Denoncuesve

Denoncim i mbrojtur në kuptimin e këtij ligji është denoncimi me të cilin në pajtim me ketë ligj bartet dyshimi racional ose kuptimi se është kryer, kryhet ose është e sigurt se do të kryhet veprim i ndëshkueshëm, apo veprim tjetër joligjor ose i palejuar me të cilin shkelet ose cenohet interesi publik.

Interesi publik definohet si mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të pranuar me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, parandalimi i rreziqeve për shëndetin, mbrojtja dhe siguria, mbrojtja e mjedisit jetësor, mbrojtja e pronës dhe liria e tregut dhe sipërmarrësisë, sundimi i së drejtës dhe parandalimi i kriminalitetit dhe korrupsionit.

Kategoritë e personave të cilët në pajtim me këtë ligj mund të paraqiten në cilësi të denoncuesve janë: personi i cili ka themeluar marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar ose të caktuar në institucionin respektivisht personin juridik për ku denoncon; kandidati për punësim, kandidat për vullnetar ose praktikant në institucion, respektivisht person juridik për ku denoncon; personi i cili është ose do ka qenë vullnetar ose praktikant në institucion, respektivisht person juridik për ku denoncon; personi i cili në çfarëdo baze është ose ka qenë i angazhuar për realizimin e punës nga institucioni respektivisht personi juridik për ku denoncon; – personi i cili në çfarëdo baze është ose ka qenë në marrëdhënie afariste ose marrëdhënie tjetër në bashkëpunim me institucionin respektivisht personin juridik për ku denoncon; personi i cili shfrytëzon ose ka shfrytëzuar shërbime në institucionin respektivisht personin juridik në sektorin publik dhe privat për ku denoncon.

Në përputhje me këtë ligj, obligimi i institucioneve dhe personave juridik me më së paku 10 të punësuar është që të harmonizojnë punën e tyre në raport me denoncimin e mbrojtur dhe sigurimin e mbrojtjes së denoncuesve.

Dispozitat e Ligjit parashohin gjoba për kundërvajtje në shumë prej 2000 deri në 6000 euro në kundërvlerë në denarë, si për personin juridik ashtu edhe për personin përgjegjës në personin juridik, për veprim në kundërshtim me obligimet e Ligjit, të cilat, mes tjerash, i referohen miratimit të akteve të brendshme për denoncim të mbrojtur, emërimin e një personi të autorizuar për të marrë raporte nga denoncuesit dhe të vepruarit sipas raporteve në përputhje me procedurat e përcaktuara.

 

Cilat udhëzime dhe detyrime janë parashikuar?

Ligji për mbrojtjen e denoncuesve parasheh që denoncuesi e kryen në mënyrë me gojë në procesverbal ose në formë të shkruar te personi i autorizuar nga personi udhëheqës në institucion respektivisht person juridik për ku denoncon.

Në institucionin përkatësisht personin juridik ku nuk ka person të autorizuar për pranim të denoncimeve nga denoncues, denoncimi i brendshëm i mbrojtur bëhet te personi udhëheqës i institucionit përkatësisht personit juridik.

Denoncimi i brendshëm i mbrojtur në sektorin privat rregullohet me akt të brendshëm të personit juridik me më së paku 10 persona të punësuar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Denoncuesve.

 

Personi përgjegjës për denoncim të brendshëm dhe të jashtëm

Vladimir Dimitrievski

  • kontakt: 070/69 69 86
  • e-mail: vladimir@bp.gov.mk

 

Ligj për mbrojtjen e denoncuesve

 

Doracak për mbrojtjen e denoncuesve

 

Planet vjetore