Aplikacion për bashkëpunëtor – BEL
Përderisa posedoni liçencë për ekspertizë, ju mund të aplikoni në Byronë për Ekspertizë Ligjore për t’ju angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm. Për këtë qëllim, ju duhet të dorëzoni dokumentacionin e mëposhtëm tek Byroja për Ekspertizë Ligjore:
- Një kopje e liçencës për ekspertizë
- Një kopje e Diplomës për kryerjen e shkollimit
- Biografi e shkurtër
- Aplikimi i mbushur
Ju mund të dorëzoni dokumentacionin e mësipërm në tri mënyra:
- Personalisht në arkivat e BEL-së.
- Me postë: rr. Goce Delchev bb – Ndërtesa e MRT-së – Kati 19, 1000 Shkup.
- Të Skenuar në e-mail: contact@bp.gov.mk
Pas marrjes së dokumentacionit të plotë në BEL, juve do t’ju kërkohet të lidhni Marrëveshjen e Shërbimit me Byronë dhe pastaj të dhënat tuaja do të regjistrohen në Bazat e të Dhënave -si bashkëpunëtor i jashtëm dhe ju do të punësoheni në varësi të nevojave të Byrosë.