TEL: +389 70 226655   TEL: +389 2 3222880   FAX: +389 2 3113663   eMail: contact@bp.gov.mk

Për BEL-në

Byroja për ekspertizë ligjore është organ i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në cilësinë e subjektit juridik.
Është themeluar me Ligjin për themelimin dhe funksionimin e Entit Republikan për ekspertizë ligjore në lëminë e financave, funksionimit materijal dhe trafikut (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 9/77) dhe vepron në mënyrë të vazhdueshme prej 04.01.1979.
Nevoja për formimin e saj nga autoritetet dhe institucionet gjyqësore është, përcaktimi i gjendjes faktike që duhet të jetë në përputhje me arritjet më të larta shkencore dhe njohuritë profesionale në procedurat gjyqësore. Byroja është i vetmi organ buxhetor i specijalizuar që kryen: ekspertizë dhe super-ekspertizë si organ i shkallës së dytë të më shumë mendimeve dhe konstatimeve nga agjencitë dhe ekspertë  të tjerë privat dhe,  me parimin e dyshkallësisë e  përshkruan dhe garanton Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Byroja për ekspertizë ligjore më shumë se tre dekada është një segment i rëndësishëm në sistemin gjyqësor të vendit, duke siguruar ekspertizë, super-ekspertizë dhe vlerësime në më shumë fusha të sektorit publik dhe privat të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
Duke kryer me kompetencë funksionin e saj, me moton “Profesionalizëm dhe besueshmëri”- byroja jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekspertizës, e cila duhet të jetë medoemos e pavarur, reale dhe në përputhje me arritjet më të larta shkencore.
Si shërbyese e gjykatave dhe prokurorive, Byroja për ekspertizë ligjore është e përfshirë në mënyrë aktive dhe i jep mbështetje shtetit në luftën kundër krimit të organizuar duke kryer ekspertizë komplekse dhe ndihmon në zgjidhjen e rasteve më të vështira që përfshijnë krimin e organizuar.
Vizioni ynë është cilësia e lartë e ekspertizave, zhvillimi i metodologjive të reja, lloje të reja të shërbimeve, si dhe qëllimi themelor për krijimin e një institucioni profesional që do të vazhdojë për të kryer ekspertizë dhe vlerësime të pavarura dhe profesionale dhe të ofrojë shërbime të reja në zonat që mbulon me qëllim përmirësimin e sistemit ligjor dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut . Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Ekspertizë (Gazeta Zyrtare e R.M.V.-së 43/2014) rregullohen kompetencat e Byrosë për ekspertizë ligjore, organizimi, funksionimi si dhe çështje të tjera të rëndësishme për ekspertizat ligjore, super-ekspertizat, vlerësimet dhe kujdesin për avancimin e funksionimit të Byrosë për ekspertizë ligjore.