TEL: +389 70 226655   TEL: +389 2 3222880   FAX: +389 2 3113663   eMail: contact@bp.gov.mk

KËSHILLIM PROFESIONAL

KËSHILLIM PROFESIONAL
KËSHILLIM PROFESIONAL

Më 02 dhe 03 maj 2019, me organizimin e Byrosë për Eskpertizë Ligjore Shkup u mbajt këshillimi i pestë me rradhë, tashmë tradicional, i quajtur ‘‘Ekspertiza tekniko e komunikacionit si bazë për zgjidhje cilësore të kontesteve gjyqësore’’. Këtë vit si bashkë koordinues u paraqitën Audatex dhe Shoqërija për Sigurim ‘Sava Sigurimi’AD.

Këshillimi profesional u mbajt në Hotel ‘DRIM’ Strugë, ku mernin pjesë gjithësej rreth 170 ekspertë ligjor nga fusha e komunkiacionit, makinerisë, dhe medicinale, përfaqësues të kompanive të sigurimit, gjykatës, prokurorë publikë dhe advokatë prej vendeve të regjionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Sërbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Ky këshillim kishte karakter ndërkombëtar për vetë faktin se disa prej vetë prezentimeve ishin prej prezentues të cilët vinin prej Sërbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Qëllimi i këshillimit profesional është edukimi i vazhdueshëm i ekspertëve që do të rezultojë në përgatitjen e ekspertizave kualitative, ku parë shpesh së bashku përbëjnë bazën për gjykime të cilësuara gjatë procedurës civile, për hetimet e ngritura me cilësi dhe të vendimeve të gjykatave në procedurën penale ose për zgjidhjen kualitative dhe të saktë të mosmarrëveshjeve gjatë procedurës jashtëgjyqësore.

Gjatë dy ditëve  të këshillimit profesional u prezentuan pikërisht 22 punime, të cilat sipas titullit dhe përmbajtjes ishin të ndara në 4 gupe lidhur me :

-krijimi i një situate të rrezikshme trafiku, shkaqet e aksidenteve, shpejtësia e lëvizjes, etj.

-kuptimi i hetimit dhe  dokumentacionet në hetim,

-karakteristikat teknike të automjeteve dhe pajisjeve në automjete, lëndimet e pjesëmarrësve në aksident dhe

– mashtrime  në sigurim.

Pas përfundimit të këshillimit, të pranishmit morën “Çertifikatën për pjesëmarrje në këshillimin  profesional”.

Comments are disabled